Moti – E martë, 23 Korrik 2019

schedule08:00 - 23 Korrik, 2019

schedule 08:00 - 23 Korrik, 2019

Moti i kthjellët dhe i nxehtë ka mbizotëruar në të gjithë Evropën ku temperatura mbi 40°C janë shënuar në gadishullin Iberik, Evropën qendrore dhe pjesërisht Mesdheu ndërsa vranësira dhe shira të përkohshme paraqiten në Evropën Lindore.

Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore me origjine Afrikane ka diktuar mot të kthjellët dhe te nxehte në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë ditës, përjashtuar zonat Verior -Verilindore ku gjatë orëve të vona te mbrëmjes do të shfaqen vranësira te lehta.

Temperaturat e ajrit vijojnë të larta duke bërë që termometri në mesditë te arrije deri në 39°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim mbi 4 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!