Pesë ish-oficerët e policisë të akuzuar për vrasjen e Tyree Nichols u deklaruan të pafajshëm në paraqitjen e tyre të parë në gjykatë.
Tadarius Beane, Dimetrius Hali, Desmond Mills Jr., Emmitt Martin dhe Justin Schmidt u arrestuan për vdekjen e Nichols më 7 janar.
Pesë të pandehurit ndodheshin në paraburgim pas një hetimi të brendshëm nga Departamenti i Policisë në Memphis.
Menjëherë pas vdekjes së Tyree Nichols, një valë protestash shpërtheu në SHBA kundër brutalitetit dhe arbitraritetit të policisë.
Vihet re se në gjyqin e sotëm, familja e Nichols ka qenë “e pranishme” në gjykatë.
Gjyqtari konfirmoi faktin se pesë të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat ndaj tyre. Akuzat përfshijnë vrasje të shkallës së dytë, gjithashtu për shkelje të “politikave të shumëfishta të departamentit, duke përfshirë përdorimin e tepruar të forcës, detyrën për të ndërhyrë dhe detyrën për të ndihmuar.”
Oficerët aktualisht janë liruar me kusht, dhe kanë seancën e radhës në 1 maj. /abcnews.al