Gjykatat e rretheve vijojnë me konfirmimin e kryebashkiakëve socialistë

schedule18:00 - 22 Korrik, 2019

schedule 18:00 - 22 Korrik, 2019

Vijon procesi i konfirmimit të fituesve të 30 qershorit në gjykatat e rretheve të ndryshme në vend. Së fundi, Gjykata e Beratit ka zyrtarizuar mandatin e kryebashkiakut të rinë këtë qytet, Ervin Demo.

Më herët janë konfirmuar nga Gjykata për marrjen e mandatit të kryebashkiakëve, Dionis Imeraj, në krye të Bashkisë Dibër, dhe Lefter Alla, në krye të Bashkisë Bulqizë.

Gjithashtu, Gjykata e Elbasanit ka njohur si kryebashkiak të Prrenjasit, Nuri Belbën, ndërsa në Belsh, Arif Tafanin.

Në Vlorë, gjykata ka njohur si kryebashkiak të Selenicës, kandidatin socialist, Pëllumb Binaj, ndërsa gjykata e Shkodrës ka konfirmuar Fran Tucin në krye të Bashkisë së Fushë Arrëzit.

Edhe Gjykata e Krujës ka njohur si fitues Artur Bushin.

Deri më tani, më shumë se gjysma e fituesve janë certifikuar nga gjykatat, ndërsa të tjerat janë ende në proces./ABC News Albania 24/7