TURQI – Në shenjë solidarizimi me Turqinë, një grup vullnetarësh nga Shqipëria kanë mbërritur në zonat e prekura nga tërmeti, për t’u ardhur në ndihmë banorëve atje. Në një lidhje të drejtpërdrejtë Skype me ABC News, Korab Kaja dhe Edmond Liçaj, thanë se shumë e mbledhur deri me tani arrin në vlerën e 130 mijë eurove,
“Kështu ka ende shpresë, grupet e kërkimit vijojnë të nxjerrin të mbijetuar nga rrënojat. Shumë shtete i janë përgjigjur thirrjeve për ndihmë. Nevojat do të jenë edhe në vazhdimësi.”u shpreh Licaj për ABC News.
“Patëm një angazhim të madh nga shqiptarët për solidarizim është një detyrë morale ndaj këtyre njerëzve.
Kemi koordinim me shumë fondacione, janë rreth 2 mijë vullnetarë në kërkim shpëtim, ndihmat përgjithësisht janë në ushqime, batanije, cadra. Dinamika e ndihmave ndryhon me qytete. Banorët janë larguar nga zonat e prekura. Për ata që duan të dhurojnë, në Shqipëri fushata është ndërrmarrë nga shumë institucione. Janë marrë ndihma materiale, por ka patur edhe ndihma monetare, që përmes lidhjeve me shoqatat në Turqi bëhet shpërndarja.
Fondacioni ka llogaritë bankare. Është një fushatë pozitive, nevojat janë jashtëzakonisht të mëdha, por është e domosdoshme t’u gjendemi pranë. Sot është Turqia, nesër mund të jetë një vend tjetër.” u shpreh drejtuesi i fondacionit ‘Mirësia’, Korab Kaja./abcnews.al