Trabzonspor luajti mbrëmjen e djeshme ndeshjen e parë me eliminim direkt në Conference League kundër Baselit, ndaj të cilit fitoi me rezultatin 1-0.
Të gjithë vëmendjen e mori koreografia speciale e klubit turk. Ata shpalosën një figurë të madhe në të cilën dukej qartë një pjestar i forcave të shpëtimit që mbante në krahë një foshnjë që e kishte shpëtuar nga rrënojat e tërmetit të madh që preku Turqinë, një qen i forcave të shpëtimit i cili mendohet të jetë qeni i shtetit të Meksikës që dha jetën duke gjetur dhjetra njerëz me shenja jete dhe një dorë e cila del nga rrënojat dhe që mban flamurin e shtetit turk. Në helmetën e personit të forcave të shpëtimit shihen flamujt e shteteve të cilat kanë ndihmuar Turqinë dhe qartë duket edhe flamuri i Shqipërisë.
Në momentin që kjo koreografi u shfaq në tribunë, pjesa tjetër e tifozëve mbanin në duar nga një flamur turk duke krijuar një atmosferë tepër emocionuese për të gjithë./ h.ll/abcnews.al
100 yıl geçsede bu koreografi unutulmaz..
Tebrikler Trabzonspor… pic.twitter.com/Qnegwt8syd
— 1907 Medya (@1907medya__) February 16, 2023
¡GRACIAS TURQUIA! ??????
Hoy el equipo turco Trabzonspor le hizo un Tifo a los cuerpos de rescate que han ayudado después del desvatador terremoto
En el Tifo se pudo observar a Proteo, el perro rescatista mexicano que perdió la vida buscando sobrevivientes pic.twitter.com/eI1bz5pvDH
— Analistas (@SomosAnalistas_) February 16, 2023