Ka përfunduar me rezultatin minimal 1 me 0, sfida e parë mes austriakëve të Salzburg dhe Romës së Marash Kumbulla, me këta të fundit që janë me një “këmbë” jashtë kompeticionit UEFA Europa League.
Pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja ekipet përgjatë të dyja pjesëve të lojës, goli i vetëm i sfidës do të vinte në minutën e 88’-të, ku pas një krosimi të bukur nga këmbët Stahinja Pavlovic, argjentinasi Capaldo kërcen më lart se të tjerët në zonë, duke mposhtur kështu portierin Rui Patricio.
Kujtojmë se, sfida e radhës dhe ajo vendimtarja për të ardhmen e klubeve në këtë kompeticion do të zhvillohet më 23 shkurt, në mitikun “Stadio Olimpico” të Romës. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: