TIRANË – Ilir Meta kishte heshtur prej ditësh për foton që konfirmonte njohjen e tij me Agron Nezën, personin që e akzuojnë se i ka dhënë paratë ish-agjentit të FBI, McGonigal.
Për shkak të problemeve të këtij të fundit me drejtesinë në SHBA, emri i ish-agjentit që kishte takuar disa herë Edi Ramën së bashku me mikun shqiptaro amerikan Agron Neza, u bë kalë beteje i Berishës dhe Metës në Tiranë, për të ngritur një furtunë fajësimi dhe kërkesë llogarie për kryeministrin shqiptar.
Por më në fund Ilir Meta pranoi të sqarojë njohjen me Nezën, pas pyetjeve të vazhdueshme të gazetarëve.
“Daton 10 vjet më parë kur kam qenë kryetar i kuvendit. Janë një pjesë e trupit diplomatik në atë takim”
Por një foto e bërë publike ne media tregon Ilir Meten dhe Agron Nezën së bashku në një ceremoni në Presidencë, kur Meta ishte kryetar shteti.
Është fjala për ceremoninë e dekorimit të vëllait të ndjerë të Agron Nezës, Agim Neza në maj të vitit të shkuar. Ndryshe nga deklarata e Ilir Metës, takimi në darkën me diplomatë e miq të tjerë, ku ka qenë dhe Agron Neza, nuk mbetet i vetmi.
Shqiptaro-amerikanin e ka takuar edhe më pak se një vit më parë, kur ishte President i vendit. Si Meta, që thotë se Nezën e ka takuar kur ka qenë kryetar kuvendi dhe Berisha që e ka mohuar njohjen me të, shigjetojnë kreun e qeverisë dhe kërkojnë shqiptarët në protesta kundër korrupsionit të Edi Ramës./abcnews.al