Piktori i njohur shqiptar, Kujtim Buza ka bërë një rrëfim të rrallë për të gjithë krijimtarinë e tij artistike në “Pas Mesnatës” në ABC Neës. Ai ka folur për gjithçka, nga trashëgimia e pikturës ndër breza në familje, nëna e tij që ishte modelja e parë nudo dhe deri te zhvillimi i këtij arti në ditët e sotme.
Ndër të tjera, Buza ka treguar se kur doli në pension në vitin ’93, ia pasoi vendin kryeministrit aktual Edi Ramës. Ai theksoi se kjo ka qene karrigia e parë e Ramës dhe ky i fundit ishte një student mjaft i talentuar.
“Kur unë dola në pension në ’93, ishte karrigia e parë e Edi Ramës, zuri karrigen time. Sigurisht i lash karrigen skaletë. Edi ka qenë një student mjaft i talentuar. Ai si asistent dhe pedagog, e rriti nivelin e tij dhe ishte një figurë e dashur si artist i ri”, u shpreh Buza./abcnews.al