Juventusi ishte mësuar prej disa vitesh të garonte në nivelin më të lartë, Ligën e Kampionëve, por këtë vit ata ishin zhgënjyes në fazën e grupeve, si rezultat i së cilës ranë pas Benfica-s dhe Parisit dhe zuri vendin e tretë që i solli rënien në Europa League.
Massimo Allegrin që përgatitet për debutimin e tij si trajner në këtë institucion ai e bën të qartë se puna e ekipit të tij nuk do të jetë e lehtë.
“Përjashtimi nga Liga e Kampionëve na la me një shije të hidhur në gojë dhe zemërim. Nuk është e lehtë të fitosh Europa League. Nantes vjen nga 10 ndeshje ku ka humbur vetëm një herë, kundër Marsejës, shkruan abcnews.al.
Ata kanë lojtarë që kanë shpejtësi dhe teknikë, të enjten duhet të hedhim bazat që të mund të shkojmë në Francë me një avantazh të mirë”, theksoi ai në konferencën për shtyp të mërkurën.
“Ne u eliminuam nga Champions League këtë vit, por Europa mund të na çojë në Ligën e re të Kampionëve. Nantes është një ekip i mirë, por ne do të përpiqemi të arrijmë në deri në fund.
Për sa i përket kompeticionit, Allegri tha se Cuadrado e ka tejkaluar problemin e dëmtimit dhe se Bonucci do të jetë në skuadër për t’u futur në atmosferën e skuadrës, ndërsa jashtë do të jenë Pogba, Milik dhe Caio Jorge. /G.D abcnews.al/