Ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahirir do të gjykohet me gjykim të shkurtuar. Nga banka e të pandehurit Tahiri kundërshtoi shtyrjen e procesit për në shtator duke u shprehur nëse për prokurorët është thjeshte një procedurë për të është vetë jeta. Sipas Tahirit organi i akuzës nuk pa prova të reja që nga 2017 kur ka nisur dhe hetimin ndaj tij.
“Procesi gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahirir shtyhet për në vjeshtë. Gjykata e Krimeve të Rënda pasi pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar i kërkoi prokurorisë që të paraqesë konkluzionet përfundimtare. Ish-ministri akuzohet për trafik droge me grupin e Habilajve”.
Tahiri jashtë godinës së xhamtë dukej mjaft i qetë pas pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar nga togat e zeza por vazhdoi të thumbonte organin e akuzës ku u shpreh se nuk ka asnjë provë të re ndaj tij që nga 2017.
Gjatë seancës ish- ministri këmbënguli që procesi i tij të zhvillohej pa ndërprerje dhe të mos shtyhej për në 10 Shtator. pyetur nga gazetarët se si ndihet që ka ngelur për në vjeshtë Tahirir u shpreh: “Nuk shkova unë në vjeshtë, shkoi Prokuroria!”.
Tre janë akuzat e ngritura ndaj ish ministrit të brendshëm
“Trafikim i narkotikëve në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Prej dy vitesh tashmë Tahiri vijon betejën me drejtësinë e pas shtyrjes së katërt të gjyqit ndaj tij, duket se nuk e ka humbur humorin.
“Kjo histori në fillimet e shtetit ka nisur me burra me mustaqe dhe ka përfunduar me burra me botox, unë nuk jam ky model”.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar edhe për Jaled Çelën ish-drejtuesin e policisë së Vlorës./ABC News Albania 24/7