Rreth orës 17:00 të pasdites është gjetur pa shenja jete një 53-vjeçar.
Shtetasi E.XH, është gjetur në një objekt të pabunuar, ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Më datë 15.02.2023, rreth orës 17:00, njoftohemi se në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, në një objekt të pabanuar, është gjetur i pajetë shtetasi E. Xh., 53 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al