Në më pak se 30 minuta kryesuesit e Premier League, Arsenal do të presin në “Emirates Stadium”, “qytetarët” e Manchester City në një përballje që mund të ndryshojë shumë fatet e kampionatit.
Tekniku spanjoll i “gunners”, Mikel Arteta ka zgjedhur përballë Manchester City formulën 4-3-3, ku në portë si zakonisht është pozicionuar Ramsdale. Tomiyasu, Saliba, Gabriel e Zinchenko mbushin repartin defensiv, ndërsa 3-shes, Odegaard, Jorginho dhe Xhaka i është besuar mesfusha, ndërsa Martinelli, Nketiah dhe Saka do të plotësojnë “tridentin” e sulmit.
Në anën tjetër, tekniku i “qytetarëve” Pep Guardiola ka vendosur të përdorë formacionin 3-2-4-1, me brazilianin Ederson në portë. Në mbrojtje Ake, Dias dhe Walker e para tyre në mesfushë janë pozicionuar Bernardo Silva dhe Rodri. Grealish, Gundogan, De Bruyne dhe Mahrez do të jenë në mbështetje të “bomberit” norvegjez, Erling Haaland, i vetëm në sulm. /i.m /abcnews.al