Celibashi zyrtarizon amnistinë/ Fal opozitën për bojkotin 2019, u jep para për fushatë

schedule11:41 - 15 Shkurt, 2023

schedule 11:41 - 15 Shkurt, 2023

TIRANË

Konflikti në Partinë Demokratike e ka vënë në vështirësi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por Ilirjan Celibashi nuk dëshiron t’i shtojë më shumë benzinë zjarrit, ndaj deklaroi se do ta falë edhe Lulzim Bashën, edhe Monika Krymadhin që bojkotuan zgjedhjet në vitin 2019, dhe do ti financojë për këtë fushatë që po vjen.

Në kushte normale, Partia Demokratike, bashkë me LSI-në dhe aleatët e tjerë që bojkotuan, nuk duhet të merrnin para për këtë fushatë pasi nuk kanë marrë asnjë votë në zgjedhjet e fundit lokale.

Por thesi për t’u shpëndarë është i madh. Plus 26 mld lekë të vjetër. Oreksi i partive po ashtu. Ndarja e kaq shumë parave vetëm mes PS-së dhe Bindjes Demokratike të Astrit Patozit që garuan në vitin 2019 do të thellonte konfliktin politik.

Për t’i paraprirë kësaj situate, Damian Gjknuri dhe Oerd Bylykbashi, arritën një pakt politik, që e konkretizuan me një nen të përkohshëm në Kodin Zgjedhor, për të lejuar mbylljen e syve tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Celibashi ka vendosur nga ana tjetër të ngrijë vendimin dhe të mos emërojë komisionerë nga asnjë palë e PD-së, dhe të presë vendimin e gjykatës në 3 mars/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!