Aksidentet rrugore me vdekje, ja ç’sugjeron eksperti 

schedule16:15 - 21 Korrik, 2019

schedule 16:15 - 21 Korrik, 2019

Aksidentet rrugore me vdekje në Shqipëri vijojnë të mbeten disa herë më të larta krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Ekspertët e sigurisë Rrugore theksojnë se, në vendet ku ka përsëritje të aksidenteve fatale, policia duhet të dislokojë shërbime 24 orë në ditë.

Edhe pse zyrtarisht në listat e policisë Rrugore numri i aksidenteve me vdekje ka ardhur në ulje nga viti në vit përsëri, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për eleminimin e njollave të zeza në rrugë.

I tillë është edhe rreth rrotullimi i Saukut.

Tabelat horizontele, vertikale, orientuese dhe sinjalizuese janë, por eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini, thekson se, për të ulur vdekshmërinë nga aksidentet duhet edhe një patrullë policie e stacionuar 24 orë, siç ka qenë dikur, para hapjes së autostradës, Tiranës-Elbasan.

Situata paraqitet më probleme edhe në menaxhimin e trafikut në zonat bregdetare, sidomos në rivierën e Jugut.

Sipas Qibinit, rezultatet nuk jepen në fushata peridoke gjobash, ndaj duhet ashpërsuar dënimi i drejutesve të automjeteve që shkelin Kodin Rrugor.

Gjatë 6 muajve parë të 2019, aksidentet rrugore janë ulur me 11 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gazetar, ABC News: Andi Qosja