Samiti i NATO-s/ Sekretari amerikan i mbrojtjes: Guximi i Ukrainës frymëzoi botën

schedule11:00 - 14 Shkurt, 2023

schedule 11:00 - 14 Shkurt, 2023

Ka nisur samiti i NATO-s, ku aleatët perëndimorë janë mbledhur për të diskutuar se çfarë mund të bëjnë për të ofruar mbështetje për qeverinë në Kiev ndërsa ajo përpiqet të zmbrapsë forcat ruse nga territori i saj.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, për një vend të lirë dhe sovran.

Më shumë se një vit më parë, Putin mendoi se brenda pak ditësh forcat e tij do të merrnin kontrollin e Kievit dhe do të rrëzonin qeverinë demo të Ukrainës dhe ai mendoi se komuniteti ndërkombëtar thjesht do ta pranonte diçka të tillë.”

“Pushtimi i Putinit ka qenë një provë për shekujt dhe një provë për botën. Së bashku kemi dhënë afro 50 miliardë dollarë ndihmë  që nga fillimi i pushtimit të Rusisë.

Megjithatë, ai tha se ndërsa “të gjitha këto donacione vijnë nga uniteti dhe vendosmëria jonë, ne kemi ende shumë për të bërë së bashku dhe ne duhet të intensifikojmë fokusin tonë.”

Pasi renditi disa nga ndihmat dhe trajnimet e fundit ushtarake të ofruara për Ukrainën, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA tha se misioni i NATO-s është të japë jo vetëm pajisje, por edhe t’i trajnojë forcat ukrainase.

Rikujtojmë se Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut është një aleancë ushtarake perëndimore e përbërë nga 30 vende duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Francën.

Aleanca funksionon sipas parimit kryesor që nëse një nga shtetet anëtare sulmohet, vendet e tjera do ti dalin në mbrotje.

Presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar se zgjerimi i NATO-s në Europë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë ishte një nga faktorët që ndikuan në vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht garancive se Kievi nuk ishte pranë anëtarësimit në aleancë.

Ironikisht, provokimi i Rusisë motivoi jo vetëm Ukrainën, por edhe Suedinë dhe Finlandën që të aplikojnë për anëtarësim.

/abcnews.al