Ardjan Takaj: Nuk largohem nga Skënderbeu

schedule22:30 - 20 Korrik, 2019

schedule 22:30 - 20 Korrik, 2019

Presidenti i skuadrës së Skënderbeut, Ardjan Takaj ka zbuluar se do të vazhdojë projektin me juglindorët. Numri një i klubit korçar konfirmon se do të vazhdojë “luftën” me UEFA-n, në Gjykatën Federale të Zvicrës.

Presidenti i skuadrës së Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka zbuluar prapaskenat të cilat ndodhën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër ku skuadra korçare shpresonte tek drejtësia. Numri një i klubit të Skënderbeut thekson se UEFA është munduar ta paraqesë Skënderbeun si grupim kriminal.

Në lidhje me email-in unanim ku u kërcënuan inspektorët e UEFA-s, Takaj tha se ishte gjithçka e planifikuar dhe mohon që klubi të jetë i përfshirë.

Në lidhje me të ardhmen, Takaj thekson se do të vijojë projektin me Skënderbeun. Presidenti i korçarëve thekson se gjoba ishte për të zhdukur skuadrën dhe zbulon se klubi do të vazhdojë ta ndjekë çështjen në Gjykatën Federale në Zvicër.

Skënderbeu u përjashtua me 10 vite nga Kupat e Europës dhe u gjobit me 1 mln euro, një goditje e rëndë për skuadrën dominuese në Shqipëri që korri sukses të jashtëzakonshëm edhe në Kupat e Europës./ABC News Albania 24/7