Një grua që kishte mbetur nën rrënoja për 175 orë në provincën Hatay të Turqisë u shpëtua të hënën, më shumë se një javë pas tërmetit të fuqishëm.
Ekipi i shpëtimit përfshinn staf nga departamenti i zjarrfikësve të Stambollit dhe minatorë turq, të cilët janë midis mijëra punëtorëve që po ndihmojnë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.
Ekipet janë në garë me kohën për të shpëtuar viktimat që mund të jenë të gjalla nën rrënoja, megjithëse agjencitë e ndihmës dhe autoritetet kanë paralajmëruar se shanset për të gjetur të mbijetuar po zbehen gjithnjë e më shumë.
/abcnews.al