SHBA ka rrëzuar një tjetër objekt fluturues të paidentifikuar, këtë herë mbi liqenin Huron pranë kufirit kanadez.
Ai u rrëzua nga pilotët e Forcave Ajrore dhe Gardës Kombëtare të dielën, tha kongresmenja e Miçiganit Elissa Slotkin.
“Kjo është një punë e madhe nga të gjithë, nga ata që e kryen këtë mision”, tha ajo.
Ky është incidenti i tretë i tillë këtë muaj.
Uashingtoni ka qenë në gatishmëri të lartë që kur ushtria e tij shkatërroi një balonë të dyshuar spiune kineze më 4 shkurt./abcnews.al/