Atalanta arriti të merrte tre pikë të arta ndaj Lazios në Olimpico, duke fituar me rezultatin 0-2. Kjo përballje kishte edhe një derbi shqiptarësh, me Berat Gjimshitin në radhët e Atalantës dhe Elseid Hysaj te Lazio. Mbrojtësi shkodran u aktivizua nga minuta e parë dhe u zëvendësua në minutën e 58-të nga Sarri.
Një moment viral i ndodhur në minutën e 49-të të takimit, 20-vjeçari i Atalantës nga Danimarka, Rasmus Hojlund, ka kryer një sprint të jashtëzakonshëm përballë syve të Hysaj, me shkodranin që ka pasur përballë syve të tij vetëm “tymin” e nxjerrë nga këmbët e danezit.
Hojlund ka kryer një driblim të jashtëzakonshëm duke lëshuar topin para dhe duke kryer një sprint fantastik duke bërë që skena të dukej si montazh./ h.ll/abcnews.al
Rasmus Hojlund is RAPID ⚡️ pic.twitter.com/yLonzMCQEK
— Uncle $harma ?️ (@RSharmzz) February 11, 2023

