Ura e Zogut, historia që qëndron pas ndërtimit të saj

schedule20:58 - 11 Shkurt, 2023

schedule 20:58 - 11 Shkurt, 2023

Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo gjendet në të djathtë të rrugës që të çon në Mirditë, në të dyja ekstremet e lumit Mat, që nga viti 1927. E quajtur për shumë vite Ura e Zogut, vetë mbreti ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumë funksionale, sidomos për kohën.

Ura e Zogut u ndërtua në vitin 1927 nga një inxhinier italian. Projekti i mbretit Zog nga ku mori edhe emrin e tij. Ajo është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore.

Gjendet në të djathtë të rrugës që të çon në Mirditë, në të dyja ekstremet e lumit Mat, që nga viti 1927. E quajtur për shumë vite Ura e Zogut, Historiani Pal Trashaj thotë vetë mbreti ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumë funksionale, sidomos për kohën.

Kryeplaku i Milotit, Pjetër Preçi kërkon që kjo urë të rikonstrukturohet dhe të vihet në funksion. Vepra kulturore është e njohur si një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Ajo ndodhet në krahun e majtë të rrugës së Kombit dhe ura lidhet me Kurbinin, Mirditën dhe Lezhën./abcnews.al