Qeveria e Turqisë do të ndërmarrë veprime kundër atyre që janë përfshirë në plaçkitje dhe krime të tjera në zonat e goditura nga tërmeti, tha Rexhep Tajip Erdogan.
Në deklaratat e tij gjatë një takimi në zonat e prekura, presidenti turk tha se numri i viktimave nga tërmeti në Turqi ka shkuar në 21 mijë, ndërsa theksoi se kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj.
Ai tha më tej se qindra mijëra ndërtesa janë të pabanueshme në Turqinë jugore dhe se autoritetet do të fillojnë së shpejti procesin e rindërtimit.
“Ne kemi planifikuar të rindërtojmë qindra mijëra ndërtesa,” tha ai, duke shtuar: “Ne do të fillojmë të ndërmarrim hapa konkretë brenda disa javësh”.
Deklaratat e presidentit turk në lidhje me plaçkitjen u parapri nga vendimi i Austrisë për të pezulluar operacionet e shpëtimit për shkak të përkeqësimit të “situatës së sigurisë”, siç tha një zëdhënës i njësisë.
“Ka pasur përplasje mes grupeve”, tha ai për agjencinë franceze të lajmeve AFP pa dhënë detaje.
/abcnews.al