Klubet e Premier League në mbështetje të Turqisë, ofrojnë 1 mln paund për të prekurit nga tërmeti

schedule10:50 - 11 Shkurt, 2023

schedule 10:50 - 11 Shkurt, 2023

Tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë, orët e para të mëngjesit të së hënës ka lënë pas deri më tani me qindra mijëra të pastrehë dhe më shumë se 23 mijë të pajetë nën rrënoja.

Mirëpo nga Anglia vijnë lajme “të bukura”, me ligën profesionale të futbollit, Premier League, që ka vendosur të sensibilizohet me këtë katastrofë natyrore që goditi 2 vendet.

Sipas mediave, të 20-të klubet e Premier League janë të gatshëm të dhurojnë 1 milionë paund për të ndihmuar “fatkeqët” e prekur nga tërmeti. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!