Presidentja moldave nuk humb kohë, emëron kryeministrin e ri

schedule21:02 - 10 Shkurt, 2023

schedule 21:02 - 10 Shkurt, 2023

Presidentja Moldave Maia Sandu ka emëruar kryeministrin e ri për ta mbajtur vendin e saj në një trajektore pro-BE.

Ajo emëroi Dorin Recean, një figurë e njohur pro-BE dhe këshilltar aktual për sigurinë kombëtare, duke zëvendësuar Natalia Gavrilița, si kreun e ri të qeverisë. Parlamenti moldav, ku partia e Sandu ka një shumicë komode me 63 nga 101 vende, do të votojë për të konfirmuar emërimin javën e ardhshme, shkruajnë mediat e huaja.

Në një konferencë të papritur për shtyp të premten, tashmë ish-kryeministrja Gavrilița njoftoi se do të jepte dorëheqjen së bashku me qeverinë e saj pro-perëndimore. Moldavisë iu dha statusi i kandidatit në Bashkimin Evropian qershorin e kaluar, së bashku me Ukrainën, por qeveria është përballur me presion të fortë nga Moska, e cila ka kërkuar të minojë autoritetin e saj.

“Nëse qeveria jonë do të kishte pasur të njëjtën mbështetje në shtëpi siç kishim nga partnerët tanë evropianë, ne mund të kishim avancuar më tej dhe më shpejt”, tha Gavriliţa. “Moldavia po hyn në një fazë të re, në të cilën siguria është prioriteti ynë,” shtoi ajo.

Presidentja Maia Sandu tha se do të nisë diskutimet me partitë politike në parlament për të emëruar një kryeministër të ri. Qeveria moldave ka akuzuar prej kohësh Rusinë, e cila ka bazat e ushtarëve në rajonin separatist të Transnistrisë në lindje, për nxitje të trazirave në vend, duke përfshirë protestat në kryeqytetin, Kishinau.