Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pentagoni rrëzon një tjetër objekt të dyshimtë në hapësirën ajrore të SHBA-së

schedule21:00 - 10 Shkurt, 2023

schedule 21:00 - 10 Shkurt, 2023

SHBA ka rrëzuar një objekt të panjohur që fluturonte në hapësirën e saj ajrore, në brigjet e Alaskës. Objekti po fluturonte në një lartësi të madhe dhe kishte madhësinë e një makine të vogël, tha Shtëpia e Bardhë. Objekti i dyshimtë është rrëzuar me urdhër të Presidentit amerikan, Joe Biden, raportojnë mediat e huaja.

Zëdhënësi John Kirby konfirmoi se Departamenti i Mbrojtjes po gjurmonte objektin fluturues dhe se përbënte një “kërcënim të arsyeshëm për sigurinë e fluturimit civil”. Kirby tha se ende nuk dihet se kush e zotëron objektin. Zyrtarët gjithashtu nuk mund të thonë nëse kishte ndonjë pajisje vëzhgimi në të.

Ky incident vjen vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara rrëzuan një balonë kineze që besohet se përdorej për qëllime spiune. /abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!