Një shtetase ukrainase është gjetur pa shenja jete në Durrës. Policia njofton se shtetasja N. Y., 46 vjeçe është gjetur e vdekur në banesën e saj në lagjen nr.3 në Durrës. 46 vjeçarja nuk ka shenja dhune dhe sipas policisë, dyshohet se ukrainasja ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.02.2023, në lagjen nr. 13, Durrës, është gjetur në banesë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja ukrainase N. Y., 46 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se 46-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al