Meta foto me Nezën, Berisha: Të japë shpjegime vetë

schedule13:18 - 10 Shkurt, 2023

schedule 13:18 - 10 Shkurt, 2023

TIRANË – Për Sali Berishën, Ilir Meta duhet të japë vetë shpjegime për foton e publikuar një ditë më parë ku shfaqej në një tryezën me ish-agjentin e Shërbimit Sekret Shqiptar, Agron Neza, i lakuar si personi A në dosjen McGonigal.

“Nëse është problemi është për të takuar opozita, opozita nuk ka patur asnjë pushtet dhe gjëra konkrete nuk i ka kërkuar dhe s’mund t’i kërkonte McGonigalit. Vijmë te Agron Neza, deri sa ka shpërthyer skandali për të gjithë ata që e kanë njohur, Neza ishte një shqiptaro amerikan që thuhet se u thoshte njerëzve jam i FBI.

Nëse Meta ka drekuar e darkuar me të nuk më çudit kjo. Ai ka patur një vëlla gazetar si ju. Ka qenë zëdhënës edhe te ne edhe te LSI, kështu që i ndjeri Agim Neza, ka qenë njeri me reputacion të mirë.

Nuk kam dëgjuar se ishte i implikuar. Nëse e ka takuar për çështje të tjera, atë e flet vetë Ilir Meta. Po të kish kërkuar takim te Sali Berisha mund ta kisha pritur. Kur më kanë thënë se ka dekluarar se jam marr më cështjen non grata të berishës me drejtorin tim nuk e kam besuar.” -u shpeh Berisha.

Ish-agjenti i Shërbimit Sekret Shqiptar është kthyer në qendër të debatit politik për opozitën e Sali Berishës, për shkak të njohjes së tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, të cilin Berisha e akuzon se bashkëpunoi me kryeministrin Rama për asgjësimin e opozitës/abcnews.al