“McGonigal, një stuhi në gotë”, Nazarko: Përmendja e Ramës ka dhënë ‘ushqim’ për opozitën

schedule10:58 - 10 Shkurt, 2023

schedule 10:58 - 10 Shkurt, 2023

Për analistin Mentor Nazarko cështja McGonigal në Shqipëri, është një stuhi në gotë. I ftuar në studion e ABC News, Nazarko tha se ‘McGonigal’ është një dosje e paplotë, në hetim e sipër, dhe se elementët që disponohen deri tani nuk justifikojnë asnjë ndjenje revolte si ajo që përpiqet të nxisë opozita.

“Është një dosje e paplotë në hetim e sipër. Elementët që disponohen deri tani nuk justifikojnë asnjë ndjenje revolte si ajo që përpiqet të nxisë opozita. Rama nuk është takua me ndonjë bandit, apo njeri të përfolur për krim, por me një zyrtar të lartë të FBI.” -u shpreh Nazarko ndërsa komëntoi edhe kërkesën e demokratëve që SPAK të hetojë këtë çështje.

“SPAK s’mund të zhvillojë hetime pa patur indicie që lidhen me veprimtarinë e Ramës në Shqipëri. Në rastin më të mirë duhet të presësh të mbarojë hetimi atje që të ketë zhvillim në këtë front. Gjithcka që po ndodh është një stuhi në gotë. Përmendja e Ramës ka dhënë ushqim për një betejë të opozitës, për shkak të përcarjes, afrimit të zgjedhjeve, apo problemeve me drejtësinë.” -vijoi më tej Nazarko.

Sa i përket seancës së fundit plenare, ku kryeministri Rama nuk u paraqit për interpelancën e kërkuar nga demokratët, Nazarko dha argumentin e tij për mungesën e kryeministrit.

“Ka një shpjegim pritet një ditë e caktuar që Rama supozhet të ketë të gjithë argumentet që të ballafaqohet me këtë temë. Rama, nëse do të përdorja shprehjen e një analisti, është një luan kur e sheh gotën gjysmë bosh, është dikush që e kërkon debatin, dhe besoj do bëhet pjesë e ballafaqimi, por pret një zhvillim të caktuar. Së dyti, unë nuk shoh që dy fabulat kryesore, nuk shoh asnjë implikim me karakter penal. Për takimin duhet të jemi pak të vetëdijshëm për vendin tonë. Ajo cfarë shoh unë në angazhimin e opzoitës, përvec asaj që synon të motivojë elektoratin e saj, është indirekt një akuzim i Berishës i mekanizmit të non gratave.” -u shpreh Nazarko./abcnws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!