Zjarr në një banesë në Fushë Krujë, ndërron jetë 92-vjeçari

schedule14:44 - 9 Shkurt, 2023

schedule 14:44 - 9 Shkurt, 2023

Foto ilustruese

Një 92-vjeçar ka humbur jetën në Fushë Krujë ditën e sotme pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A., 92 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.r.t/abcnews.al