Gjatë fjalimit të tij, presidenti ukrainas tha se vetëm një fitore mund të mbrojë vlerat europiane, duke iu drejtuar eurodeputetëve të pranishëm në sallë.
Ai i falënderoi ata për mbështetjen që po u jepet ukrainasve nga njerëzit e qyteteve anembanë Europës në këtë “betejë historike”.
Zelensky tha gjithashtu se vizioni i anëtarësimit në BE po i motivon ata të qëndrojnë të fortë dhe të mos të tërhiqen. Ukraina do të jetë anëtare e një Bashkimi Europian që po fiton, theksoi ai.
“Ukraina dhe vendet e BE-së e kanë bërë të qartë forcën e tyre, duke kombinuar një qasje parimore dhe energjike. Europa do të jetë gjithmonë Europë për sa kohë të jemi bashkë dhe të kujdesemi për mënyrën europiane të jetesës.
Ju ftoj të gjithëve në Ukrainë, dhe lavdi Ukrainës, “ tha ai ndërsa përfundoi fjalimin.
/abcnews.al