I ftuar në studion e ABC Live ka qenë gjeologu, Klodian Skrame, i cili ka folur rreth tërmetit shkatërrues që goditi mëngjesin e sotëm Turqinë.
Skrame thotë se pas pasur një mbihypje të dy pllakave me njëra-tjerën që janë ajo e Arabisë dhe Anatolisë, të cilat janë ngjeshur dhe kanë shkaktuar tërmetin e fortë.
Sipas gjeologut, fortësia e tërmeteve varet nga mënyra se si lëvizin pllakat tektonike.
“Ajo që ndodhi në Turqi nga ana gjeologjike është e njohur për ne. Kemi 3 pllaka, Arabisë, Anatolisë, që përfshin Turqinë dhe ajo e Detit Egje, të cilat lëvizin në drejtime të ndryshme.
Në këtë rast kemi një kontakt që është mbihypje, që ngjeshin njëra-tjetrën.
Secila prej tyre ecën në formën e vet. Një ngjeshje në pjesën jugore akumulon më shumë energji.
Në pjesën e Azisë kemi një spostim horizontal, dhe këto tërmete nuk kanë një magnitudë të ulët.
Edhe pse tërmetet janë të paparashikueshëm, ka projeksione, pasi njohim zonat tektonike dhe pak a shumë dimë dhe magnitudën.
Në Shqipëri maksimumi i magnitudës është 6.9” u shpreh gjeologu.
Në lidhje me faktin se tërmeti solli shkatërrim edhe në Siri dhe nësa ka të bëjë përbërja e tokës, gjeologu u shpreh se toka është ngashme.
Ndërsa për fenomenin e Sidit, Skrame shpjegoi se ky është një fenomen që tregon se ka zona që janë larg epiqendrës, por që pësojnë dëme më të mëdha.
“Pak a shumë janë të njëjta. Mjafton të shohim Google Erth dhe kjo zonë është malore. Aty ku kemi male, pritet që të ketë tërmete.
Efekti i Sidit?. Sot flasim për një epiqendër që ka një magnitudë shumë të lartë. Dëmet do të jenë kolosale.
Në Turqi pritet zona të ndryshme që pritet të ketë efekte të mëdha edhe pse janë larg epiqendrës. Efektet kuptohen menjëherë. Do të kemi zona bregdetare ku do të ketë zhytje.
Pjesa e Turqisë është e lehtë për të kuptuar pasi ka dy linja dhe gjatë këtyre linjave është rreziku më i madh,” u shpreh Skrame.r.t/abcnews.al