Së bashku me një video që tregon rikthimin e tij të shumëpritur, Jadon Sancho shkroi: “Uau! Thjesht dua të them një falënderim të madh për të gjithë për mbështetjen që kam marrë gjatë javëve të fundit, veçanërisht fansat.
Jam i fokusuar të jap gjithçka për ekipin tim dhe klubin, jam shumë i lumtur që jam kthyer në fushë, shihemi së shpejti”.
Sancho u kthye në aksion për herë të parë në tre muaj të mërkurën në një ndeshje të Kupës së Ligës ndja Nottingam Forest.
Me fillimin e sezonit, anglezi dukej integral në rikuperimin e Erik ten Hag, duke shënuar dy gola në pesë ndeshjet e tij të para.
Megjithatë, që atëherë, forma e tij ka rënë dhe ai është duke u stërvitur i vetëm. /G.D abcnews.al/