“Paratë vinin me çantë, gjithçka ishte inskenim”, zbardhet dëshmia e pastrueses që “fundosi” Alda Klosin

schedule09:28 - 4 Shkurt, 2023

schedule 09:28 - 4 Shkurt, 2023

Është zbardhur dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi, e arrestuar për vjedhjen e parave në shtëpinë e ish zyrtares Alda Klosi. Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar dëshminë e pastrueses, e cila çoi në arrestimin e ish-zyrtares mbrëmjen e djeshme nën akuzën për pastrim parash.

Sipas asaj që ka dëshmuar pastruesja në polici, Klosi donte të bënte përgjegjës burrin me të cilin kishte probleme së fundmi ndaj dhe bashkëpunuan për të inskenuan vjedhjen. Mësohet se Alda Klosi është shoqëruar në polici dje pas dëshmisë së pastrueses dhe është arrestuar në 22:30.

“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Atë ditë që i mora nuk ishte në shtëpi. Më tha merri në kasafortë. Vjedhjen e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin.

Atë ditë nuk kam marrë lekë”, ka thënë pastruesja. Ish-zyrtarja akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë.

Kujtojmë që ish zyrtarja pati deklaruar në prokurori se paratë e vjedhura nuk janë të saj, por të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj. Sipas saj, paratë ia kishin lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe se vijnë nga të afërmit e saj jetojnë në Amerikë.

Pjesë nga dëshmia e Alda Klosit para hetuesve:

I është marrë deklarim të dëmtuares Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka deklaruar se, gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe deklaron se ditën e ngjarjes i jane vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmije) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(peseqindeshe) dhe 200(dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmije) dollare të cilat kanë qenë prerje 100(njëqindëshe) Deklaron se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!