Kryeministri Edi Rama i ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune me një pamje nga tuneli i sapohapur i Llogarasë. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video nga tuneli dhe i ka uruar të gjithë qytetarëve fundjavë të mbarë.
“MIRËMËNGJES. Dhe me këto pamje ekskluzive përgjatë krejt Tunelit të sapohapur të Llogarasë në të gjithë gjatësinë e vet, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë që tuneli i Llogarasë është 5.9 kilometra. Ai është i pozicionuar në jug-perëndim të vendit, afërsisht 20 km në jug të Vlorës, me vlerë investimi 142 milionë euro dhe me impakt të drejtpërdrejtë në gjithë ekonominë e vendit.
Kalimi në tunel do të jetë me pagesë dhe mund të përshkohet në vetëm 7 minuta, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me plazhet e mrekullueshme të jugut të vendit./abcnews.al