Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në brigjet e Methoni, në Messini, sipas përditësimit të rishikuar të Institutit Gjeodinamik.
Bazuar në të njëjtat informacione, lëkundjet janë regjistruar 21 kilometra në jug-jugperëndim të Methonit, ndërsa thellësia fokale ka qenë 6 kilometra.
Lëkundjet janë ndjerë në Kalamata dhe zonat përreth të Messinisë./abcnews.al/