“Shqipëria s’hyn në aktakuzën ndaj McGonigal”, Rama: Akuzat televonelë për një fluskë sapuni

schedule23:05 - 2 Shkurt, 2023

schedule 23:05 - 2 Shkurt, 2023

“Në aktakuzën ndaj McGonigal, nuk ka asnjë akuzë në lidhje me mua”, kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, në përgjigje të akuzave të opozitës për lidhje me ish zyrtarin e FBI.

Në emisionin ‘Të paekspozuarit’, Rama tha se skandalin e lobimit rus në PD e ka marrë vesh përmes medias, ndërsa theksoi se nëse do ishte në dijeni do ia kishte vënë në dispozicion FBI-së, pa asnjë diskutim.

“Në këtë godinë nuk kemi patur asnjë dokument që mos ishte në media. Skandalin e parave ruse në PD e kam marr vesh nga BIRN nëse do kisha informacion tjetër do ia kisha dhënë pa asnjë hezitim atij apo FBI në tërësi, patjetër. Është një skandal jo i krijuar nga unë.” U shpreh Rama, ndërsa referuar aktakuzës Rama përsëriti edhe një herë se cështja shqiptare nuk ka asnjë lidhje në të.

“Çështja shqiptare nuk ka lidhje as me rus as me kinez as me anglez. Flitet për një borxh që personi me të cilin ka ardhur e ka prezantuar te unë si shok të tij ia ka dhënë. Nuk akuzohet për korrupsion, por për mosdeklarim, se nuk ka dhënë llogari në FBI pra ka shkelur ligjet e vendit të vet. Tani ku hyn këtu qeveria e Shqipërisë? E dini cdo të thotë të korruptosh një agjent të FBI? Do të thotë të shkosh shtatë pash nën dhe. Është komplet pa arsye e gjithë kjo që është ngritur.

Akuza është thjesht dhe vetëm për paratë e marra mes tyre, borxh, mosdeklarim dhe mashtrim dhe konflikt interesi.

Aktakuza ka një kornizë përfundimtare ai nuk akuzohet as për korrupsionin, as për lobim, as për asgjë. Ai nuk akuzohet se ka zhvilluar aktivitet privat në Shqipëri, po për thyerje të ligjit të vit si zyrtar i FBI. Shqipëria nuk është aty. Neza vetë nuk është nën akuzë.

Unë kam takuar Trump, që ka 4 vjet që i rri FBI në qafë. Apo Biden që i vajti FBI në shpi. Kjo është skandaloze. Të mbash popullin me këtë telenovelë për këtë fluskë sapuni. Kjo është skandaloze.” – u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!