Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për emisionin “Të Paekspozuarit” ka shpjeguar mungesën e tij në Parlament ditën e sotme.
Rama shprehet se ai nuk ishte i pranishëm ditën e sotme pasi sipas tij nuk kishte shans të shpjegonte gjë për njerëzit.
“Më duhet ta pranoj, unë sot nuk jam shfaqur në atë që ju e quani park zoologjik. Sepse nuk do kisha asnjë shans të shpjegoja për njerëzit”, u shpreh Rama.
Më pas kryeministri foli edhe për takimin e tij me zyrtarin e FBI, McGonigal, duke pranuar se është takuar me të në zyrë me kërkesën e McGonigal.
Pjesë nga biseda:
A e keni takuar McGonigal ?
E kam takuar me kërkesë të tij në zyrën time.
Ç’lidhje keni me Agron Nezën?
E kam njohur se me ka ardhur me zyrtarin e FBI qe ma ka prezantuar si bashkëpunëtorin dhe mikun e tij. Dhe në të gjitha rastet e kam takuar kur kam qenë me të.
A ishit në dijeni që McGonigal ka ardhur si person privat ..
Te unë ka ardhur si zyrtar i lartë i FBI dhe s ka bërë asnjë bisedë të natyrës private me mua. E kam pritur në zyrë kemi folur për rajonin shqipërinë influencat ruse, kemi takuar në New York në asamblenë e OKB më ka ftuar në zyrat e FBI dhe takimet e tjera kanë qenë krej miqësore pa axhendë pa asgjë.
A ju ka këshilluar të keni kujdes me kompani me lidhje ruse dhe jepni tendera në lidhje me naftën?
Nuk më ka folur konkretisht për një kompani dhe s’më ka kërkuar asgjë në nivel personal./abcnews.al