Putin krahason luftën kundër Ukrainës me fitoren ndaj Gjermanisë naziste

schedule15:54 - 2 Shkurt, 2023

schedule 15:54 - 2 Shkurt, 2023

Presidenti rus Vladimir Putin e ka krahasuar luftën kundër Ukrainës dhe aleatëve të saj perëndimorë me fitoren e Rusisë kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, në një fjalim që shënon 80 vite nga beteja vendimtare e Stalingradit.

Putin tha se Rusia ishte e sigurt se do të fitonte në Ukrainë, siç ndodhi 80 vite më parë.

Ai tha se Rusia po përballet edhe një herë me Gjermaninë, pasi ai kritikoi premtimin e Berlinit për të dorëzuar tanket Leopard 2 për të mbështetur Ukrainën në fushën e betejës.

/abcnews.al