“Emrat u kam shkruar në fletore”, njihuni me burrin që ka 12 gra dhe 102 fëmijë

schedule13:23 - 2 Shkurt, 2023

schedule 13:23 - 2 Shkurt, 2023

Musa Hasaya Kasera ka aq shumë fëmijë sa nuk i mban mend emrat e shumicës prej tyre. Fshatari nga Uganda përpiqet të sigurojë familjen e tij të madhe, e cila përfshin 12 gra, 102 fëmijë dhe 578 nipër e mbesa.

Në fillim ishte një shaka…por tani ka problemet e veta,” tha 68-vjeçari. “Me shëndetin tim në rënie dhe vetëm 8 hektarë tokë për një familje kaq të madhe, dy nga gratë e mia u larguan sepse nuk mund t’u siguroja gjërat bazë si ushqimin, arsimin, veshmbathjen,” shtoi ai.
Hasaya, i cili aktualisht është i papunë, por është bërë një atraksion turistik në fshatin e tij, tha se gratë e tij tani po marrin masa kontraceptive për të ndaluar zgjerimin e mëtejshëm të familjes. “Gratë e mija marrin pilula kontraceptive, por unë nuk marr asnjë masë. Nuk pres të kem më shumë fëmijë sepse nga sjellja ime e papërgjegjshme kam mësuar të kem kaq shumë fëmijë që nuk mund të kujdesem për to”, shpjegon ai.

Familja e tij jeton në një shtëpi të shkatërruar me një çati prej kallaji të ndryshkur ose në kasolle prej kashte aty pranë. Ai u martua me gruan e tij të parë në vitin 1972 në një ceremoni tradicionale kur të dy ishin rreth 17 vjeç dhe një vit më vonë lindi fëmijën e tij të parë, Sandra Nabëire.

Të magjepsur nga statusi i Hasajës si tregtar dhe kasap, shumë fshatarë i dhanë për martesë vajzat e tyre, edhe pse disa ishin nën 18 vjeç.

Martesa e fëmijëve u ndalua vetëm në Ugandë në vitin 1995, ndërsa poligamia  lejohet në vendin e Afrikës Lindore, sipas traditave specifike fetare. 102 fëmijët e Hasaya variojnë nga 10 deri në 50 vjeç, ndërsa gruaja e tij më e vogël është rreth 35 vjeç.

“…Më kujtohet vetëm emri i fëmijës tim të parë dhe të fundit, por disa prej fëmijëve të mi nuk ua mbaj mend emrat ,” thotë Hasaya duke shfletuar fletoret e tij në kërkim të detajeve për fëmijët e tij. “Nënat e tyre më ndihmojnë t’i identifikoj.“/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!