Policia e Lezhës dhe e Shijakut ka arritur të zbardhë një sërë vjedhjesh të bagëtive. Për pasojë dy të rinj janë vënë në pranga.
I pari që është arrestuar është 32-vjeçari A.N., banues në Kurbin. Ai dyshohet se ka kryer 7 vjedhje, konkretisht në fshatin Barbullojë, Tale e Baqel në Lezhë dhe në Karpen, Fllakë, Shijak e Maminas, ku ka vjedhur gjithsej 11 krerë bagëti të trasha.
Vjedhjet, i riu i ka kryer në harkun kohor Prill-Korrik 2019 dhe policia thotë se ato janë dokumentuar në mënyrë ligjore. Gjatë operacionit të koduar “Kasapi, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një furgon të marrë me qira nga 32-vjeçari.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë edhe 38-vjeçari E.L., banues në Paskuqan të Tiranës. Gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e tij u gjetën tre krerë bagëti të trasha të vjedhura në Tale, Lezhë dhe Maminas.
Një ditë më parë, një 57-vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti automobilistik pasi po ndiqte hajdutët që po i vidhnin bagëtitë. Makina Agim Muçës përfundoi në një kanal dhe ai humbi jetën në vend. Me të ndodhej edhe djali i tij, i cili mori plagë të rënda./abcnews.al