Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-mercenari i grupit Wagner: Dua të kërkoj falje për krimet në Ukrainë

schedule09:30 - 2 Shkurt, 2023

schedule 09:30 - 2 Shkurt, 2023

Ish mercenari i grupit rus wagner i cili u largua për në Norvegji tha për Reuters se dëshiron të kërkojë falje për luftimet në Ukrainë, ndërsa vendosi të rrëfehet për të nxjerrë para drejtësisë autorët e mizorive.

Andrei Medvedev, i cili kaloi kufirin ruso-norvegjez më 13 janar, tha ishte dëshmitar i vrasjes dhe keqtrajtimit të të burgosurve rusë nga bashkëluftëtarët e tyre, të cilët u dërguan në Ukrainë për të luftuar përkrah grupit të Yevgeny Prigozhin.

Medvedev tha se ai u arratis nga kufiri i Arktikut, duke u ngjitur nëpër tela me gjemba, duke shmangur qentë e patrullës kufitare. 26-vjeçari tani po kërkon azil në Norvegji.

“Shumë më konsiderojnë një mashtrues, një kriminel, një vrasës”, tha Medvedev në një intervistë. “Së pari dua të kërkoj falje dhe, megjithëse nuk e di se si do të pritet, dua të them se më vjen keq. Dua të them se nuk jam një person i tillë.

Po, kam shërbyer me grupin Wagner. Ka momente në historinë time që njerëzit nuk i pëlqejnë, si fakti që jam tërhequr, por askush nuk lind i zgjuar”.

Duke u shfaqur i qetë dhe i sigurt, Medvedev tha se donte të fliste për përvojat e tij në luftë, në mënyrë që “autoret të dënohen” për krimet e tyre në Ukrainë.

“Kam vendosur të dal publikisht kundër kësaj, të ndihmoj në ndëshkimin e autorëve dhe do të përpiqem të kontribuoj, qoftë edhe pak.

Wagner është përfshirë në beteja të përgjakshme në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk. Një raport special i publikuar nga Reuters javën e kaluar tregonte për një varrezë në Rusinë jugore me burra që ishin rekrutuar nga Ëagner për të luftuar në Ukrainë, raporton abcnews.al.

Kripos, agjencia policore e Norvegjisë përgjegjëse për hetimin e krimeve të luftës, ka filluar të marrë në pyetje Medvedev për përvojat e tij në Ukrainë. Ai vetë ka statusin e dëshmitarit.

Themeluesi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, ka thënë në të kaluarën se Medvedev punonte në njësinë norvegjeze të Wagner dhe kishte “keqtrajtuar të burgosurit”.

Medvedev lindi në rajonin Tomsk të Siberisë. Ai tha se ishte dërguar në një jetimore kur ishte rreth 12 vjeç, pasi nëna e tij vdiq dhe babai i tij u zhduk. Ai tha se u rekrutua në ushtrinë ruse në vitin 2014, në moshën 18-vjeçare dhe shërbeu në Brigadën e 31-të Ajrore me bazë në Ulyanovsk, raporton abcnews.al.

“Ky ishte operacioni im i parë në Donbas,” shtoi Medvedev, duke refuzuar të elaborojë.

Konflikti në Ukrainën lindore filloi në vitin 2014 pas rrëzimit të presidentit pro-rus Viktor Yanukovych në revolucionin e Maidan dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia, ndërsa separatistët e mbështetur nga Moska në Donbass,  të përbërë nga Donetsk dhe Luhansk u përpoqën të shkëputnin kontrollin e Kievit.

Medvedev tha se ishte dënuar disa herë me burg duke përfshirë një për grabitje, dhe kur u lirua nga burgu herën e fundit, ai vendosi t’i bashkohej grupit Ëagner në korrik 2022.

Ai nënshkroi një kontratë katër mujore për një pagë mujore prej rreth 250,000 rubla (rreth 3,500 €). Ai u vendos në Ukrainë më 16 korrik, dhe luftoi në zonën Bakhmut.

“Ishte një rrëmujë. Rrugët për në Artemovsk ishin të mbushura me kufoma të ushtarëve tanë”, tha ai. “Humbjet ishin të rënda. Pashë shumë miq që kishin vdekur .”

Në Wagner, Medvedev udhëhoqi një ekip, duke marrë urdhra nga një komandant toge dhe kishte planifikuar misione luftarake.

Medvedev gjithashtu vuri në dukje se ai pa dy njerëz që nuk donin të luftonin duke u qëlluan para të burgosurve të saporekrutuar.

“Gjëja më e frikshme? Kuptoni se ka njerëz që e konsiderojnë veten bashkatdhetarë tuaj dhe që mund të vijnë dhe t’ju vrasin në një moment ose me urdhër të dikujt”, tha ai. “Njerëzit tuaj. Kjo ishte ndoshta gjëja më e frikshme”.

Medvedev u largua nga Ëagner në fund të kontratës së tij katërmujore, edhe pse eprorët i thanë se duhet të shërbente më gjatë, tha ai.

I pyetur nëse kishte frikë se do të ekzekutohej sepse refuzoi të luftonte, Medvedev tha: “Ata harruan disi të më impononin instinktin e vetë-mbrojtjes kur isha duke u rritur në jetimore. Pra jo.”

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!