Sulmi terrorist në Vjenë, dënohen bashkëpunëtorët, burg përjetë për dy prej tyre

schedule08:14 - 2 Shkurt, 2023

schedule 08:14 - 2 Shkurt, 2023

Katër burra janë dënuar me burgim pasi ndihmuan personin e armatosur që kreu sulmin vdekjeprurës në Vjenë në nëntor të vitit 2020. 20 vjeçari me origjinë shqiptare Kujtim Fejzulai vrau 4 persona dhe plagosi 23 të tjerë në një sulm të armatosur në qendër të Vjenës, përpara se policia ta qëllonte për vdekje.

Dy nga bashkëpunëtorët u dënuam me burgim të përjetshëm ndërsa dy të tjerë me 19 dhe 20 vjet burg. Autori 20-vjeçar, i cili kishte shtetësi austriake dhe maqedonase, ishte radikalizuar në Austri dhe kishte vuajtur 18 muaj burg për përpjekje për t’u bashkuar me grupin xhihadist Shteti Islamik (IS).

  • Heydayatollah Z, 28 vjeç, ADN-ja e të cilit u gjet në armën e vrasjes kallashnikov dhe jetoi në banesën e vrasësit për disa javë, u dënua me burgim të përjetshëm.
  • Burak K, 24 vjeç, i cili vizitoi vrasësin disa orë para sulmit, u dënua me 20 vjet burg.
  • Adam M, i cili pranoi se kishte siguruar një armë për 500 euro, gjithashtu u dënua me burgim të përjetshëm.
  • Ishaq F, 22 vjeç, i cili ishte në burg me Fejzulai dhe ishte në dijeni se kishte planifikuar për një sulm, u dënua me 19 vjet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!