Manchester United ka mundur në “Old Trafford” ekipin e Nottingham Forest, me rezultatin 2 me 0, në sfidën e dytë të gjysmë-finaleve, të “EFL Cup”, fitore kjo e cila çon “djajtë e kuq” në finalen e shumëpritur.
Pjesa e parë ishte e vakët për djemtë e ten Hag, duke llogaritur këtu dhe epërsinë e 3 golave, që kishin nga ndeshja e mëparshme. Për të vulosur përballjen e sotme do të mjaftonin vetëm 2 gola, në minutën e 73’-të e 76’-të, nga Anthony Martial dhe Fred, gola që u mundësuan nga këmbët e Marcus Rashford, i cili dha 2 asistime.
Me këtë fitore United siguron finalen e madhe të “EFL Cup”, përballë Newcastle United më 26 shkurt, me tekniku hollandez ten Hag, i cili vetëm para pak ditësh “i premtoi” tifozëve se ky do të ishte trofeu i tij i parë në “Old Trafford”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: