Një 30-vjeçar ka sulmuar me thikë një burrë të martën rreth orës 16:20. Policia u alarmua nga britmat që vinin nga një apartament në Vjenë-Meidling, sipas informacioneve paraprake.
Një burrë (30, avokat në Shqipëri) me gjurmë gjaku në trup, por pa lëndime të dukshme u gjet në shkallët e apartamentit. Një tjetër burrë, gjithashtu 30-vjeçar është gjetur me një plagë me thikë në shpinë para shtëpisë.
I plagosuri ka marrë ndihmë urgjente mjekësore dhe është dërguar në spital, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në banesë u gjet arma e dyshuar e vrasjes, një thikë.
Sipas hetimeve, 30-vjeçari, zyrtar shtetëror shqiptar dyshohet se ka sulmuar 30-vjeçarin tjetër. Ai ështër arrestuar dhe është dërguar në burg me urdhër të prokurorisë të Vjenës.
Zyra e Policisë Kriminale të Vjenës, mori përsipër hetimin. I plagosuri do të merret në pyetje gjatë ditës së sotme.
/abcnews.al