Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në Korçë ku një person ka përplasur makinën e prefektit.
Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i makinës ishte në gjendje të dehur dhe se në makinën e prefektit nuk kishte asnjë person.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit, ku drejtuesi i mjetit D.XH është larguar nga vendngjarja dhe është fshehur në një lagje të qytetit.
Gjatë kontrrollit policor qytetari rezultoi të ishte i dehur.
Shtetasi D.Xh u arrestua dhe çështja do i kalojë prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftim policie
Korçë : Godet makinën e prefektit dhe largohet nga vendngjarja, kapet pas disa minutash drejtuesi i mjetit.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se në unazën e qytetit, një shtetas ka përplasur mjetin e prefekturës duke shkaktuar dëme materiale.
Drejtuesi me iniciale D.Xh. është larguar nga vendngjarja duke u fshehur në një lagje të qytetit, ku u gjet nga policia e qarkullimit rrugor, ndërsa në testin e alkoolit rezultoi nën ndikimin e alkoolit. Pas kësaj u bë menjëherë shoqërimi i tij.
Ngjarja mbrëmjen e sotme në qytetin e Korccës, ndërsa ccështja do ti kalojë prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al/