Kurti dhe Osmani “kyçin gojën” për Asocacionin: Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre

schedule12:43 - 31 Janar, 2023

schedule 12:43 - 31 Janar, 2023

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka “kyçur gojën” dhe nuk ka dashur të komentojë para gazetarëve mbi takimin e ftuar nga ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pët temën e Asocacionit.

Ditën e sotme, në Ambasadën amerikane në Prishtinë po mbahet takimi ku po diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në këtë takim janë të ftuar zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

“Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre”, ka deklaruar shkurt kryeministri Kurti, pasi vendosi kurora lulesh pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Në këtë takim, përveç ministrave, zyrtarëve partiakë e drejtuesve të OJQ-ve, ndodhen edhe shefi i kabinetit, Luan Dalipi dhe nga Presidenca është shefi i kabinetit, Blerim Vela.

Po ashtu, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë.

“Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë”, ka deklaruar shkurt Osmani.

Një ditë më parë, në një shkrim të përbashkët, Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bënë thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke siguruar se formimi i tij nuk do ta cenoje kushtetutën dhe as sovranitetit e shtetit të Kosovës. Ata e përjashtuan kategorikisht një mundësi për krijimin e një Republika “Srpska” në Kosovë, sipas modelit të Bosnjë Herzegovinës/n.m. abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!