Përditësime vijnë në lidhje me kushtet e Arkadiusz Milik, i cili kreu kontrollet në “J Medical” mëngjesin e sotëm.
Raporti mjekësor i Juventusit ka treguar shkallën e dëmtimit të sulmuesit bardhezi.
“Këtë mëngjes Milik iu nënshtrua testeve radiologjike në “J Medical” që treguan një dëmtim të shkallës së mesme të muskulit gjysmëmembranoz të kofshës së majtë. Pas 2 javësh ai do t’i nënshtrohet kontrolleve të reja për të përcaktuar kohën e saktë të rikuperimit”, shkruan raporti mjekësor./ h.ll/abcnews.al