Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mat, ku dy vëllezër janë plagosur me thikë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”. Të plagosur kanë mbetur shtetasit A. Hysa dhe K. Hysa, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Raportohet se njëri prej vëllezërve pritet që të niset drejt Tiranës. Shtetasi G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit, është shpallur në kërkim. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.K dhe K.K., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.“, njofton policia./abcnews.al