Angel Di Maria foli për mënyrën se si vajza e tij luftoi për jetën.
Tani ju jeni kampion bote, por diçka ka ndodhur në jetën tuaj që vajza juaj për pak ka vdekur. Si i përjetuat këto momente?
“Ashtu është. Vajza ime Mia thuajse vdiq, shanset [që të mos mbijetonte] ishin 70 me 30. Ajo nuk u dorëzua, vazhdoi të luftonte, të luftonte dhe të luftonte.
Mendoj se momente të tilla forcojnë, të bëjnë të mendosh. Vajza ime më mësoi të luftoj, të mos dorëzohem kurrë. Falë Zotit, sot ajo është më e mirë se kurrë.
Mia, vajza e Di Marias, lindi në prill 2013, 3 muaj para kohe. /G.D abcnews.al/