Deri më datë 15 shkurt qeveria e Francës me anë të një dekreti të publikuar ditën e sotme kërkon teste të detyrushme të COVID-19 për udhëtarët që vijnë nga Kina.
Zyrtarët kinezë kanë njoftuar se numri i infeksioneve ka arritur kulmin dhe disa ekspertë kanë paralajmëruar mundësinë e një rritje të rasteve në zonat provinciale.
Franca njoftoi më 30 dhjetor se do t’u kërkonte udhëtarëve nga Kina të paraqesin një test negativ të COVID-it të marrë më pak se 48 orë para nisjes pasi Kina lehtësoi kufizimet e saj për koronavirusin.
Masa, e cila do të zgjaste deri më 31 janar, imponoi teste në të gjitha fluturimet nga Kina përfshirë fluturimet me ndalesë dhe kërkoi që udhëtarët ajror që vinin nga Kina të mbanin maska.
Kina braktisi politikën e saj të rreptë “zero COVID” në fillim të dhjetorit pasi protestat kundër kufizimeve lejuan qytetarët të udhëtonin dhe virusi të përhapej me shpejtësi në të gjithë vendin.
Publikimi i dekretit të qeverisë u raportua fillimisht nga gazeta franceze Le Monde./abcnews.al/