Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi ditën e sotme “neo-nazistët në Ukrainë” për kryerjen e krimeve kundër civilëve në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, retorikë që ai përdor për të justifikuar ofensivën e tij ushtarake.
“Të harrosh mësimet e historisë çon në përsëritjen e tragjedive të tmerrshme. “Provat janë krimet kundër civilëve, spastrimi etnik dhe ndëshkimet e organizuara nga neo-nazistët në Ukrainë”, tha Putin në një deklaratë.
“Është kundër kësaj të keqeje që ushtarët tanë luftojnë me guxim”, shtoi ai.
Për të justifikuar pushtimin rus, Vladimir Putin ka denoncuar vazhdimisht atë që ai e quan “gjenocid” ndaj popullatave rusishtfolëse të Ukrainës lindore dhe e ka quajtur regjimin e Volodymyr Zelensky “neo-nazistë”.
/abcnews.al